Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka deklaruar se taksat e të gjithëve duhet të rriten për të parandaluar një tjetër kolaps ekonomik, sipas mediave të huaja.
“Kushtet ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar janë stabilizuar sepse njerëzit presin që qeveria të vendosë financat tona publike në një rrugë të qëndrueshme. Është detyrë e qeverisë ta arrijë këtë dhe këtë do të bëjë kancelarja”.
Sunak tregoi gjithashtu se vendi mund të përballet me probleme ekonomike për vite me radhë, por se qeveria dëshironte të ulte taksat.
“Një pjesë e punës sonë nuk është vetëm të rivendosim stabilitetin në sistem, të cilën do ta bëjmë, por edhe të hedhim themelet që ekonomia të rimëkëmbet dhe të rritet.
Në fund të fundit, kjo është ajo që ne të gjithë duam të shohim.
Pra, me kalimin e kohës do të jemi në gjendje të ulim taksat e qytetarëve dhe të mbështesim shërbimet publike”.
/abcnews.al