Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rinumërimi nuk ndryshon rezultatet/ Kosovë, ndryshime minimale në votat për kandidatët

schedule17:20 - 16 Janar, 2026

schedule 17:20 - 16 Janar, 2026

Ndryshim minimal prej dhjetëra votash, ka treguar rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare të mbajtur më 28 dhjetor.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas rinumërimit të mbi 200 vendvotimeve nga 914 sa do të rinumërohen në total, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka marrë 89 vota më pak, ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, 23, e ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, 21 vota më pak.

65 vota më pak ka marrë kandidati i LVV-së për deputët Glauk Konjufca, ndërsa në PDK-ja kandidatja Kosovare Murseli në rinumërim ka marrë 10 vota më pak.



Te kandidatët e LDK-së ndryshimin më të madh në vota pas rinumërimit e ka Abdixhiku, me 21 vota më pak. Kandidatet e tjerë kanë dallime që nuk e kalojnë numrin prej 20 votash.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas rinumërimit ka marrë 8 vota më pak.

Shifrat gjithësesi nuk flasin për një fenomen masiv të manipulimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i rinumërimit është përmbyllur në 15 komuna, ndërkohë që rinumërimi do të vazhdojë në komunat e tjera me radhë.

Sipas vendimit të KQZ-së në nivel vendi, rinumërimit do t’i nënshtrohen 36 për qind e vendvotimeve.  / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!