Rinovoi me Konyaspor, Cikalleshi: Jam i kënaqur, falënderoj presidentin

schedule12:53 - 3 Shkurt, 2022

schedule 12:53 - 3 Shkurt, 2022

Sokol Cikalleshi ka rinovuar kontratën me Konyaspor. Sulmuesi kavajas do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e skuadrës turke edhe për 3 vite të tjera, teksa ka firmosur kontratën deri në vitin 2024.

Kontrata e tij me turqit skadonte në mbyllje të këtij sezoni, por palët u dakortësuan për rinovimin e kontratës dhe  31-vjeçari ka pranuar më në fund ofertën e re të Konyaspor me një rritje page, duke u bërë tashmë ndër më të shtrenjtët në ekip.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një deklarate në faqet zyrtare të tyre, ndërsa Cikalleshi u shpreh se është shumë i lumtur që do vazhdojë të jetë pjesë e kësaj skuadre, ndërsa falënderoi presidentin për mundësinë e ofruar.

“Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e një familjeje të madhe si Konyaspor. Dua të falënderoj presidentin, menaxherin dhe trajnerin që kontribuan në realizimin e këtij nënshkrimi. Unë premtoj se do të luftoj deri në pikën e fundit të qëndrimit  tim. Kemi arritur një sukses të mirë këtë sezon. Kjo padyshim nuk është rastësi. Ne jemi këtu me një frymë ekipi.  Jam i sigurt se do ta mbyllim sezonin në një vend shumë të mirë. Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme të Giresunit. Shpresoj që të largohemi me një rezultat të mirë. Jam i sigurt që tifozët do të na mbështesin edhe më shumë tani e tutje. Jemi një familje e madh dhe kjo lidhje mes nesh do të vazhdojë deri në fund të sezonit, që do ta mbyllim në mënyrën më të mirë”, ka theksuar sulmuesi kuqezi.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!