Rinovoi kontratën një muaj më parë, klubi i Serie A shkarkon trajnerin

schedule14:13 - 22 Shkurt, 2021

schedule 14:13 - 22 Shkurt, 2021

Eusebio Di Francesco nuk është më trajneri i Cagliarit. Klubi sard, nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka lajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin.

51-vjeçari mori drejtimin e ekipit ishullor gushtin e kaluar, teksa humbja 0-1 e ditës së premte kundër Torinos, ka qëlluar fatale për të.

 

Eusebio Di Francesco
Eusebio Di Francesco

Cagliari po kalon një moment të vështirë dhe renditet në vendin e tretë nga fundi, duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Serie A.

Drejtuesit e klubit italian rinovuan kontratën me Di Francescon më datë 24 janar, madje firma erdhi një ditë pas humbjes me Genoan.

Për fat të keq, situata në skuadër nuk u rregullua aspak pas zgjatjes së bashkëpunimit dhe trajneri nga Pescara ka nisur pushimet e parakohshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!