Stefano Pioli shpreson që Zlatan Ibrahimovic ta kalojë sa më shpejt dëmtimin muskulor që pësoi në sfidën e 28 shkurtit kundër Romës (kuqezinjtë fituan 1-2 në kryeqytet), teksa tifozët e shumtë të “Djallit” mezi po presin që bomberi nordik të rinovojë kontratën me klubin e tyre të zemrës.
39-vjeçari është një lider i madh dhe ia ka dalë të rikthejë Milanin në nivele të larta. Ibra ka folur së fundmi në lidhje me rinovimin e kontratës me klubin italian, duke i dhënë një sinjal të qartë Paolo Maldinit, drejtorit teknik të Milanit.
Zlatan #Ibrahimovic a #CTCF: “Rinnovo con #ACMilan? Io sto bene qui. Se Paolo (Maldini, ndr) vuole, basta che mi chiami…”. #calciomercato
— Nicolò Schira (@NicoSchira) March 7, 2021
“Unë ndihem shumë mirë te Milani. Nëse Paolo (Maldini) dëshiron të rinovojë me mua, mjafton që të më marrë në telefon“, deklaron sulmuesi i famshëm me origjinë nga Bosnja. /abcnews.al

