Thomas Strakosha dhe Lazio, sipas mediave italiane, janë pranë nënshkrimit të kontratës së re dhe portieri i kombëtares shqiptare do të përfitojë më shumë. Sigurisht kjo prej paraqitjeve shumë të mirë të zhvilluara këto sezone, që janë përkthyer edhe në rezultate pozitive për skuadrën e tij.
Gazzetta Dello Sport shkruan se Strakosha, me kontratën e re, nga 1.2 milion euro, do të përfitojë gati dyfishin. Paga e tij bazë pritet të bëhet 2 milion euro dhe kontrata e tij të zgjatet edhe me tre vite të tjera.
Aktualisht Strakosha është nën marrëveshje me Lazion deri në qershor të vitit 2022 dhe me kontratën e re bashkëpunimi do zgjatej deri në vitin 2025. Për të ka interesim edhe nga Premier League, teksa përmenden klube si Tottenham dhe Leicester. /abcnews.al