Mbrojtësi shqiptar që aktivizohet me skuadrën e Napolit, Elseid Hysaj, po kalon një formë të shkëlqyer, por gjithsesi e ardhmja e tij mbetet ne dyshim.
Elseid Hysaj po luan si titullar me Napolin pas mbërritjes në skuadër të trajnerit Gennaro Gattuso. Para mbërritjes së ish-lojtarit të Milanit në pankinën e “Axurrëve”, largimi i 25-vjeçarit nga “San Paolo” ishte çështje kohe, por tashme e ardhmja e Hysajt është një pikëpyetje e madhe.
Futbollisti konsiderohet pjesë fikse e formacionit të Gattuso, i cili nuk ka hezituar të thurë elozhe për mbrojtësin e kombëtares. Së fundmi në skene ka dalë edhe menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi, i cili zbulon se opsioni më i mirë i mundshëm mbetet largimi nga klubi Italian.
“Hysaj u kthye për të bërë atë që bëri në kohën e Sarrit, paraqitje shumë të mira. Jemi të lumtur, ai ka treguar se ka qenë gjithmonë një lojtar i shkëlqyer si në kohën e Sarriy. Me Gattusso në stol ai rifilloi paraqitjet e tij të zakonshme.
Ne po flasim për rinovimin, edhe pse nuk është e thënë se ai do të qëndrojë te Napoli në qershor. Edhe për mua, në nivel personal, të kesh dy lojtarë në të njëjtin rol nuk është një gjë e bukur. Dëshira ime është ta largojmë Elseidin nga Napoli. Rinovimi mund të jetë gjithashtu një mjet për ta shitur më mirë gjatë verës”, thekson agjenti i futbollistit shqiptar. /abcnews.al