Rinovimi me Perisic ka “ngecur”, Interi ka gati zëvendësuesin

schedule23:15 - 26 Mars, 2022

schedule 23:15 - 26 Mars, 2022

Bisedimet për rinovimin e kontratës së Ivan Perisic kanë “ngecur”, teksa e ardhmja e kroatit mbetet në dyshim, te Interi kanë menduar edhe për zëvendësuesin e mundshëm.

Sipas “Bild” zikaltërtit kanë “peshkuar” te Anderlecht dhe është pikërisht Sergio Gomez i përzgjedhuri i drejtuesve për të siguruar shërbimet e tij dhe për të vendosur nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghit.

21-vjeçari spanjoll është një produkt i dalë nga akademia e Barcelonës, teksa me karakteristikat që lojtari zotëron, tek Interi janë të bindur se është i duhuri për të zëvendësuar Perisic.

Mjaftojnë 10 milionë euro që Marotta ta transferojë atë në Milano, një shumë që nuk do të krijonte problem për zikaltrit. Nëse paga që mund të paguajë Interi për lojtarin nuk është problem, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për konkurencën që klubi italian ka për të fituar garën për shërbimet e Gomez, pasi përveç zikaltërve interesohen edhe Manchester United, Chelsea e Olimpique Marseille. /f.a/abcnews.al