Gennaro Gattuso po bën një punë shumë të mirë në stolin e Napolit dhe drejtuesit janë gati ta shpërblejnë me një kontratë të re. Aktualja i përfundon verën e ardhshme, por presidenti De Laurentiis ka vendosur t’i ofrojë rinovimin deri në vitin 2023.
Dy milion euro + bonuse do të jetë rroga e trajnerit kalabrez, teksa kreu i Napolit është bindur të heqë klauzolën e një penaliteti prej 7 milion eurosh nëse Gattuso vendos të largohet para kohe. Ky i fundit ka folur rreth kësaj teme pas fitores 1-2 me Beneventon.
“Ndihem mirë te Napoli, por jam një shpirt i lirë. Nuk më pëlqejnë klauzolat në kontrata. Unë jam gatuar në këtë formë, kufizimet nuk janë për mua, ky është shkaku pse nuk besoj në disa lloje të caktuara kontratash.
Presidenti e di këtë gjë. Këtu më ka nëse do të vazhdojë me mua në pankinë, ama ai i di gjërat që nuk më pëlqejnë aspak“, deklaroi trajneri i Napolit pas fitores me përmbysje në fushën e Beneventos. /abcnews.al