Rinovimi me Milanin, Ibra: Këtu jam në shtëpi, gjithmonë kërkoj 200% nga ekipi

schedule23:34 - 31 Gusht, 2020

schedule 23:34 - 31 Gusht, 2020

Tashmë më në fund është zyrtare. Zlatan Ibrahimovic ka rinovuar me Milanin deri në fundin e sezonit 2021. Gjigandi suedez menjëherë pas firmosjes së kontratës së re, dha një intervistë për “MilanChannel”, ku është shprehur shumë i lumtur që ka qëndruar sërish në Milanelo.

“Këtu ndihem si në shtëpi dhe jam shumë i lumtur që rinovova sërish. Zgjodha numrin 11 pasi dhe tifozët më kanë kërkuar shpesh që të më shikojnë me numrin tim të vjetër. Numri 21 nuk më jepte atë ndjesinë që unë kërkoj dhe rizgjodha 11. Është e thjeshtë.

Punuam shumë mirë në gjashtë muajt e fundit, por duhet të kujtojmë që nuk kemi fituar asgjë. Unë gjithmonë në mendjen time e kam të qartë objektivin, dua vetëm të fitoj. Në sezonin e ri duhet të japim maksimumin dhe unë gjithmonë kërkoj 200% nga ekipi në fushë.

Për rinovimin tim dua të falenderoj dhe një herë drejtuesit për besimin e dhënë dhe trajnerin Pioli. Ata bënë gjithçka që unë të qëndroja këtu. E kam thënë dhe më parë se në mendjen time është vetëm futbolli dhe përpiqem të bëj maksimumin për të bërë gjithçka çfarë duhet për të qëndruar në formë,” deklaron 38-vjeçari, i cili kërkon të rikthejë Milanin në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!