Hakan Çalhanoglu dhe Milani nuk po arrijnë një akord në lidhje me rinovimin e kontratës. Turku del lojtar i lirë në fund të sezonit dhe drejtuesit e kuqezinjve nuk mund ta pranojnë këtë opsion.
Fantazisti vlerësohet shumë nga trajneri Pioli dhe është një titullar fiks i ekipit që kryeson Serie A pas një kohe të gjatë. Bisedimet kanë ngecur në aspektin financiar.
Çalhanoglu (përfiton 2.5 milion euro në sezon), kërkon të përfitojë 7 milion euro në sezon në kontratën e re, po aq sa merr edhe Zlatan Ibrahimovic, më i paguari i kuqezinjve.
Sky Sport raporton se drejtuesit e Milanit i ofrojnë lojtarit të kombëtares turke vetëm 3.5 milion euro në sezon, një më shumë sesa përfiton aktualisht.
Marrëveshja finale është shumë larg, teksa Atletico Madrid, Manchester United, Juventusi dhe Interi janë gati të përfitojnë nga situata dhe po përgatisin ofertat e tyre në merkaton e janarit. /abcnews.al