Që nga 1 korriku Leo Messi është lojtar i lirë dhe vazhdon ende. Ai ka arritur marrëveshjen me Barcelonën, por zyrtarizimi ende nuk ka mundur të vijë. Harxhimet e katalanasve në vitet e shkuara janë të pafundme dhe klubi tashmë është në krizë të thellë.
Depay dhe Aguero kanë ardhur, por kontratat e tyre ende nuk janë depozituar në FIFA për shkak të gjithë borxheve. Në këto kushte i vetmi shpëtim për Barcelonën është ikja e Griezmann, i cili do sillte para në arka dhe do lironte hapësirë të bollshme nga paga e tij.
Një situatë shumë e vështirë kjo për Barcelonën, që i duhet të gjejë me patjetër një zgjidhje, duke larguar disa nga lojtarët me paga të larta, por që nuk kanë mundur të lënë gjurmë. Pjanic, Griezmann, Umtiti apo Dembele mund dhe duhet të largohen këtë verë. /abcnews.al