Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rinovimi me Lazion nuk po vjen, dy klube të mëdha pas Inzaghit

schedule22:19 - 8 Mars, 2021

schedule 22:19 - 8 Mars, 2021

Simone Inzaghi është një nga trajnerët më të mirë italianë. 44-vjeçari qëndron në stolin e Lazios prej korrikut të vitit 2016 dhe ka bërë një punë të shkëlqyer tek ekipi bardhekaltër. Futboll i bukur, rritje dhe përmirësim i lojtarëve të caktuar, dhe tre trofe të fituar: një Kupë Italie dhe dy Superkupës të Italisë.

Calciomercato raporton se ish-sulmuesi nuk do të rinovojë kontratën e tij me Lazion. Dy klube të mëdha po e monitorojnë me kujdes situatën e Inzaghit dhe janë gati të përfitojnë. Flasim për Juventusin dhe Interin. Bardhezinjtë e pëlqejnë prej kohësh dhe nuk përjashtohet të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, nëse Andrea Pirlo nuk ia del të sjellë trofe në Torino.

Ndërkohë, për Inzaghin interesohet edhe Interi. Për momentin, Antonio Conte i ka pozitat solide në stolin e skuadrës që kryeson Serie A, por së ardhmes nuk i dihet kurrë. Inzaghi nuk po negocion me asnjë klub për momentin, kjo edhe për respekt të Lazios, por mungesa e rinovimit mund të sjellë ndryshime në verë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!