Luca Toni, ish-sulmuesi i Juventusit, ka dhënë një intervistë për Tuttosport dhe një nga pyetjet e bëra i referohej sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala.
“Dybala nuk ka treguar kurrë se është një lider te Juventusi. Është e qartë se ky është problemi kryesor. Nëse ai me të vërtetë kërkon 14-15 milion euro në një moment si ky…
Paulo ka potencial të madh, por nuk e ka treguar se është një udhëheqës te Juventusi. Nuk e di nëse kjo varet nga prania e Ronaldos në ekip”, është shprehur Toni. /abcnews.al