Rinovimi me Gigio Donnarumma dhe e ardhmja e Stefano Piolit në pankinën e Milanit: këto janë dy temat që prek shkurtimisht Paolo Maldini në prononcimin e dhënë për Sky Sport.
Drejtori teknik i “Djallit” flet rreth “gardianit” të talentuar, i cili del lojtar i lirë në fund të sezonit. Më pas Pioli, i cili mund të punojë më i qetë pas fjalëve të Paolo Maldinit.
“Donnarummën e kam parë të përqendruar, të qetë dhe të vendosur. Gigio nuk ka luajtur kurrë në Champions League dhe është i fokusuar tek arritja e këtij objektivi.
Pioli? Klubi nuk i ka kërkuar trajnerit kualifikimin në Champions. Sigurisht që shpresat kanë qenë gjithmonë, edhe falë asaj që bëri ekipi në fazën finale të sezonit të kaluar.
Absolutisht që nuk është fare në diskutim qëndrimi i Piolit si trajner i Milanit“, deklaroi legjenda e kuqezinjve, që synojnë një rezultat pozitiv përballë Juventusit. /abcnews.al