Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovimi me Donnarumma, zbulohen dy kushtet e Mino Raiola

schedule13:53 - 9 Gusht, 2020

schedule 13:53 - 9 Gusht, 2020

Milani dhe Mino Raiola po flasin për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic, ndërkohë që sigurisht pjesë e bisedimeve nuk mund të mos jetë edhe e ardhmja e portierit Gigio Donnarumma. I riu, i cili është i lidhur ngushtë me kuqezinjtë, e dëshiron qëndrimin te Milani.

Gjithsesi palët duhet të gjejnë dakordësinë për të nënshkruar një marrëveshje të re. Aktualja i përfundon verën e vitit 2021 dhe në rast se nuk rinovon, atëherë klubi italian do të jetë i detyruar ta shesë që këtë verë në mënyrë që të mos e humbasë me parametra zero.

Corriere dello Sport raporton se në marrëveshjes e re, Raiola kërkon të përfshijë një përqindje që ai do të përfitojë në rast se Donnarumma shitet, si dhe një klauzolë për largimin e tij. 50 milion euro, kjo është ideja e menaxherit të njohur.

Kjo klauzolë futet në fuqi vetëm nëse Milani nuk kualifikohet në Champions League, ndryshe kuqezinjtë janë ata që e vendosin çmimin nëse ndonjë klub është i interesuar për shërbimet e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!