Merkato e janarit po afron, Stefano Pioli pret përforcime për të forcuar më shumë Milanin në garën për titullin kampion, teksa Paolo Maldini po merret edhe me rinovimet.
Dy pesha të rënda si Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu ndodhen në vitin e fundit të kontratës dhe drejtori teknik i Milanit ka besim se akordi i ri do të arrihet.
“Po provojmë të gjejmë akordin e rinovimit me Calhanoglu. Ndodhemi në një situatë delikate, lojtarit po i përfundon kontrata, por rëndësi ka që ekziston disponueshmëria.
Sigurisht që ekziston bashkëpunimi i përgjithshëm për të arritur një rezultat që do i linte të gjithë të kënaqur“, deklaron Paolo Maldini. /abcnews.al