“Rinovimi ka një kusht, sa mirë që u shty ndeshja me Maqedoninë”

schedule17:54 - 14 Prill, 2020

schedule 17:54 - 14 Prill, 2020

Bernard Challandes ndodhet në Zvicër dhe tregon për “Fan Zone” në Supersport se është mirë. Kjo është më e rëndësishme për momentin. “Po qëndroj në shtëpi, jam mirë me shëndet. Më mungon futbolli. Jam në kontakt me lojtarët dhe zyrtarët e FFK”, shprehet zvicerani i stolit të Kosovës, i cili më pas flet edhe për ndikimin që ka shtyrja e ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

“Ka dalë pak më mirë kjo shtyrje, pasi kishim disa lojtarë të dëmtuar që nuk e kishin formën e duhur fizike. Nuk e dimë tani kur do të luhet, ndoshta në dhjetor. Kam punuar me këtë ekip prej dy vitesh dhe e di forcën e tij. Futbolli është futboll dhe nuk e dimë çfarë ndodh. Por, kemi 6 ndeshje në Nations League dhe do të jetë diçka e mirë para sfidës me Maqedoninë e Veriut. Ëndrra e parë për mua mbetet kualifikimi në Europian”.

“E ardhmja? Është një situatë e veçantë. Dhashë një intervistë atje, thashë gjera normale dhe titujt ishin që nuk do të jem trajner i Kosovës. Do vazhdoj më këtë ekip, jam i kënaqur me të gjithë në FFK, veçanërisht me njerëzit që e mbështesin Kosovën. Dua të jem në stol në ndeshjet play off e pse jo të mos shkoj në Europian.

 

Dardanët duke festuar fitoren në Bullgari

Kontrata varet nga kualifikimi dhe ende nuk janë mbyllur ndeshjet, por janë gjëra që do të sqarohen. Do të flas për kontratën e re. Mendoj se do ta gjejmë një zgjedhje. Për mua është e rëndësishme të kemi një ekip të fortë. Kontrata nuk është primare për mua. Është një kënaqësi ta drejtoj atë grup lojtarësh”.

“Pensionimi? Nuk e di, ndoshta edhe e mbyll pas Kosovës. Nëse shkojmë në Europian, mund të ëndërroj të shkoj në Botëror. Pse jo? Nuk kam planifikuar asgjë tani për karrierën time. Gjithçka varet nga emocionet. Shqipëria në grup? Nuk do kishte asnjë problem. Do të ishte interesante. Ishte një mundësi për të luajtur me ta. Grupi që na ka rënë është i vështirë”.

“Pse jo, Rashica mund të luajë në Premier League. Për mua do ishte e rëndësishme është që të kem lojtarët të përgatitur. Për të do ishte më mirë, do merrte pagë më të lartë (qesh). Për mua është e rëndësishme të luajnë. Unë nuk u them dot mos shkoni, ose shkoni. Nëse nuk luajnë, ua sugjeroj të gjejnë klub ku mund të luajnë”, përfundon trajneri i skuadrës dardane. /abcnews.al