Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli është drejt rinovimit të kontratës. Lideri i mbrojtjes kuqezi ka zgjedhur Mino Raiolën si agjentin e tij të ri pas ndërprerjes së marrëdhënieve me ish-agjentin e tij Sergio Berti, siç raporton ‘Calciomercato.com’.
Në mediat italiane raportohet se në kontratën e re, mbrojtësi italian do të ketë një pagë më të lartë si dhe bonuse të shumta. Por, nëse palët nuk bien dakord për çështjen e pagës, atëherë Romangnoli mund të mendojë largimin nga Milano.
24-vjeçari aktualisht është në kontratë deri në vitin 2022 dhe përfiton 3.5 milionë € në sezon. Raiola po kërkon zgjatje të kontratës deri në vitin 2024 si dhe rritje e pagës deri në 4.5 milionë €, ku nuk përfshihen bonuset e shumta. Në javët në vijim pritet që gjithçka të marr fund me Romagnolin duke firmosur kontratën e re. /abcnews.al