Plani për rinovimin e Muzeut të Luvrit u bë publik nga presidenti Emmanuel Macron, teksa qëndronte pranë veprës së Leonardo da Vinçit.
Macron prezanton planin e tij të quajtur ‘Rilindja e Re’ për rikonstruksionin e një prej aseteve dhe atraksioneve më të rëndësishme të kulturës franceze.
Ndër detajet e projektit, ai u ndal tek tarifa më e lartë e hyrjes për vizitorët jashtë BE-së, një dhomë e dedikuar për Mona Lizën dhe një hyrje e re madhështore. Muzeu Metropolitan i Artit aktualisht tarifon vizitorët jashtë shtetit 30 dollarë për të parë koleksionin. Ky çmim i rritur i biletës do të shkojë për riparime të vlerësuara midis 300 dhe 400 milionë euro gjatë viteve.
Njoftimi i Macron vjen pasi përfaqësues të Luvrit paralajmëruan javën e kaluar se muzeu ka rrjedhje uji, ndryshime të temperaturës dhe infrastrukturë jo të mirë që rrezikojnë veprat e tij të çmuara të artit.
Riparimi do të kushtojë rreth 700 deri në 800 milionë euro gjatë dhjetë viteve, nga të cilat vetëm një “pjesë shumë e vogël” do të financohet nga taksapaguesit, pohoi rrethi i Presidentit. Një nga propozimet kryesore përfshinte një tarifë më të lartë hyrjeje për vizitorët nga jashtë BE-së duke filluar nga janari 2026.
Sipas mediave të huaja shteti do të vazhdojë të ndihmojë muzeun duke dhënë 10 milionë euro financim këtë vit për studimet paraprake të ndërtimit të drejtuara nga arkitektët.
/ abcnews.al