“CalcioMercato” raporton se drejtuesit e Milanit kanë besim se do të jenë në gjendje të rinovojnë kontratën e portierit dhe zëvendëskapitenit Gianluigi Donnarumma në muajt e ardhshëm. Talenti italian përfaqësohet nga Mino Raiola dhe procesi i rinovimit herën e kaluar ishte një “makth”, me Mirabellin dhe Fassonen që gati e humbën para disa vitesh, para se të ngrinin ofertën e tyre në 6 milion euro në sezon për 17-vjeçarin asokohe.
Donnarumma është një tifoz i Milanit, një ikonë e klubit dhe dëshiron të mbetet te kuqezinjtë. Milani duhet të ketë kujdes gjithsesi, pasi Chelsea po e ndjek portierin italian. PSG dhe Real Madrid mbeten të interesuar gjithashtu, por dhe skuadra e Juventusit.
Kontrata e portierit mbaron në verën e ardhshme dhe është i lirë të negociojë me klube të tjera që nga muaji janar. Donnarumma me shumë gjasa, do të kërkojë një rritje të konsiderueshme të pagës dhe mund të bëhet lojtari më i paguar te Milani./abcnews.al

