Rezultatet e fundit nuk kanë qenë pozitive, por besimi i drejtuesve të Napolit te Gennaro Gattuso është maksimal. Trajnerit kalabrez i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe prej kohësh po diskutohet për rinovimin.
Akordi final është afër dhe në mediat italiane zbulohen shifrat. Gattuson e pret një rinovim deri në verën e vitit 2023, teksa rroga e tij do të jetë 2 milion euro në sezon. Firmosja e kontratës së re do të ndodhë në muajin janar.
Për t’u zgjidhur kanë mbetur vetëm disa detaje si të drejtat e imazhit, bonuset dhe rinovimi i stafit teknik. Detaje që nuk ndryshojnë aspak dëshirën e përbashkët për të vijuar së bashku, me objektivin për të kthyer Napolin te trofetë. /abcnews.al