Nuk ka asnjë diskutim që Gianluigi Donnarumma është një fenomen i futbollit italian dhe portieri i talentuar i Milanit, ka tërhequr interes nga thuajse të gjitha ekipet e mëdha europiane.
Italiani ka bërë paraqitje të shkëlqyer me fanellën e kuqezinjve vitet e fundit dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Djallit”. Si pasojë, drejtuesit e klubit po tentojnë prej disa kohësh që t’i rinovojnë kontratën aktuale.
Kontrata e tij me Milanin skadon në verën e vitit 2021 dhe me interesimin e shumtë nga skuadra të mëdha, drejtuesit kuqezi nuk duan që të rrezikojnë aspak dhe duan që sa më shpejt të vendosin të zezën mbi të bardhë për rinovimin.
Boban dhe Maldini e kanë gati një plan për të bindur Donnarummën, i cili e ka thënë publikisht se i dashuron ngjyrat kuqezi. Dy drejtuesit e Milanit do të ulin shifrën e rrogës mesatare te Milani, me rinovimin e skuadrës dhe me largimin e disa “faraonëve”.
Donnarumma do të bëhet një ndër më të paguarit te Milani dhe zgjidhja e kësaj çështje financiare pritet ta bindë gardianin e talentuar të rinovojë../abcnews.al

