Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovimi, dy fiksime dhe opsioni Portugali: Buffon pret një sinjal nga Juventusi

schedule09:38 - 29 Mars, 2021

schedule 09:38 - 29 Mars, 2021

Giggi Buffon mund do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Portieri i “përjetshëm” feston 44-vjetorin e lindjes janarin e ardhshëm, teksa pasioni për të qëndruar mes shtyllave nuk i është shuar akoma.

Fitimi i Champions League mbetet një ëndërr e madhe që po shuhet me kalimin e kohës, ndërsa “gardiani” shpreson të grumbullohet me Italinë në Botërorin Katar 2022.

Mjafton edhe si portier i tretë, pasi do të ishte Botërori i gjashtë ku merr pjesë, një arritje që nuk e ka bërë asnjë futbollist më parë.

Rikthehemi te Juventusi. Më 23 maj zhvillohet finalja e Kupës së Italisë kundër Atalantës, kompeticion ku Buffon është titullar.

Nëse drejtuesit e klubit nuk do i ofrojnë rinovimin me një tjetër vit deri në atë datë, Buffon do të shohë për alternativa të tjera.

Dëshira e madhe është të firmosë me një klub që garon në Champions, përndryshe mund të tërhiqet përfundimisht. Porto ka dalë si opsion, por është akoma herët për të marrë një vendim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!