Rinovimi, Calabria: Milani si familje, do vazhdoj të luftoj për këtë fanellë

schedule17:39 - 9 Korrik, 2021

schedule 17:39 - 9 Korrik, 2021

Davide Calabria është rritur shumë me kalimin e viteve dhe sezonin e fundit ishte një ndër më të mirët e Milanit. 24-vjeçari është një garanci në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe drejtuesit e kuqezinjve rinovuan kontratën me të ditën e sotme.

Lojtari italian do të jetë pjesë e “Djallit” deri në vitin 2025, teksa rroga e tij pësoi një rritje. Calabria është rritur te Milani dhe ndihet i lumtur që do të vazhdojë të japë kontributin e tij tek ekipi i zemrës. Pas rinovimit shkroi këto fjalë në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Davide Calabria (@davidecalabria2)

Ndihem krenar që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj familje. Do të vazhdoj të luftoj për këtë fanellë me shpresën për t’u rritur së bashku, si futbollist dhe si njeri. Mezi po pres të rikthehemi në fushë, Forca Milan“, shkruan mbrojtësi anësor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!