Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovimet qëllimi i Real Madrid, arrihet akordi me yllin e mesfushës

schedule21:37 - 17 Gusht, 2021

schedule 21:37 - 17 Gusht, 2021

Qëllimi kryesor i Real Madrid në këtë verë është rinovimi me disa nga titullarët, me qëllim edhe uljen e kostove vjetore. Pasi rinovoi me Courtois, Carvajal dhe Modric, Los Blancos do “blindojnë” një tjetër të paprekshëm.

E ardhmja e Federico Valverde do të vuloset në Madrid shumë shpejt. Lajmin e bën të ditur gazetari Fabrizio Romano, që shton se marrëveshja do lancohet nga klubi Los Blancos shumë shpejt.

Kontrata aktuale e uruguaianit skadon në verën e vitit 2025, por klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen për rinovimin dhe kadenca e marrëveshjes së re pritet të shtyhet më shumë se pas katër vitesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!