Bayern Munich duhet të rinovojë kontratat me disa lojtarë të rëndësishëm deri në përfundim të këtij sezoni.
Thomas Muller, Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer futen në vitin e fundit të marrëveshjes me bavarezët.
Në klub e kanë thënë shpesh se i kanë në plane dhe thjesht presin momentin e duhur për të nisur bisedimet.
Bild raporton se është hedhur hapur i parë dhe kanë nisur kontaktet me Muller, autori i 12 golave e 22 asisteve këtë sezon. / abcnews.al