Harry Kane kishte dyshime për të ardhmen e tij gjatë gjithë verës. Manchester City u interesua vazhdimisht për të gjatë gjithë verës, por në fund ai vendosi të qëndrojë.
Tashmë pista Manchester City është shuar thuajse komplet dhe Telegraph bën me dije se kapiteni i Anglisë dhe Spurs ka nisur negociatat për rinovimin me klubin nga Londra.
Megjithatë, nuk do jetë një rinovim i thjeshtë sepse pala e Harry Kane po negocion përfshirjen e një klauzole shitje në kontratë, çka do ja bënte jetën më të lehtë Kane. /abcnews.al