Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovim me “show” i Zlatan Ibrahimovic, tifozët shpërthejnë në kritika

schedule16:36 - 22 Prill, 2021

schedule 16:36 - 22 Prill, 2021

Milani ka gjetur marrëveshjen me Zlatan Ibrahimovic për të nënshkruar kontratën e re që e lidh suedezin edhe për një tjetër vit me kuqezinjtë.

Mesiet italiane raportuan se sot mund të vijë rinovimi, ndërkohë që Milani ka publikuar së fundmi një video nga studiot e zyrës për mediet të klubit, duke paralajmëruar rinovimin me suedezin.

 

Por tifozët duket se nuk janë aspak të lumtur për rinovimin me Ibran, por e kanë mendjen në formën e skuadrës. Në ndeshjen e fundit kuqezinjtë u përmbysën nga Sassuolo dhe vunë në rrezik kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Në komentet e videos së publikuar nga Milani, ka vetëm komente ironike e negative, duke nënkuptuar se Ibra po rinovon për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm. Ndeshja e radhës me Lazion është më shumë se vendimtare për kuqezinjtë.

Ibrahimovic ka qenë pjesë e rëndësishme e Milanit këtë sezon, duke shënuar 15 gola. Dëmtimet e kanë penalizuar të mungojë në disa ndeshje dhe rrjedhimisht i kanë hequr mundësinë të shënojë më shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!