Juan Cuadrado ndodhet në Brazil duke luajtur Kupën e Amerikës me Kolumbinë e tij, ndërsa Juventusi po përgatit një dhuratë për anësorin e djathtë.
Corriere dello Sport shkruan se klubi italian dëshiron të zgjasë bashkëpunimin me 33-vjeçarin latin, i cili ka kontratë deri në verën e ardhshme me Juven.
Drejtuesit e bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë rinovimin me një tjetër vit, pra deri në verën e vitit 2023. Një takim me agjentin e lojtarit është programuar në ditët e ardhshme.
Cuadrado është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe gjatë kësaj periudhe ka provuar të veshë edhe fanellën e anglezëve të Chelsea.
Max Allegri e cilëson një pikë fikse në formacionin e tij, teksa lojtari anësor ka aftësinë për të luajtur në të dy fazat e lojës: mbrojtje dhe sulm. /abcnews.al