Rinisin bombardimet, Kremlini: Situata mes Armenisë dhe Azerbajxhanit po përkeqësohet

schedule18:05 - 6 Tetor, 2020

schedule 18:05 - 6 Tetor, 2020

Luftimet në qytetin kryesor të Nagorno-Karabakut, Stepanakert kanë rinisur pas një periudhe qetësie të Martën, njoftoi Bernard Smith i Al Jazeera nga Goris, Armenia.

“Ndërsa Stepanakert ishte relativisht i qetë sot,  këtë mbrëmje bombardimet kanë filluar përsëri,” tha ai.

Ndërkohë, Kremlini tha të martën se situata në rajonin e shkëputur të Azerbajxhanit Nagorno-Karabak ishte duke u përkeqësuar ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet pas një jave luftimesh të ashpra.

“Deri më tani situata është përkeqësuar. Njerëzit ende po vriten, gjë që është absolutisht e papranueshme, ”u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Rusia ka kërkuar vazhdimisht për një armëpushim midis Azerbajxhanit dhe separatistëve armenë që kontrollojnë Karabakun dhe ngriti shqetësime mbi numrin e vdekjeve civile. g.v/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!