Rinis stresi për Pirlon, dëmtohet sërish ylli i mbrojtjes

schedule17:14 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 17:14 - 1 Dhjetor, 2020

Juventusi kreu sot stërvitjen e fundit para sfidës së nesërme ndaj  Dynamo Kiyv. Në seancën e sotme Pirlo është ndeshur me një lajm aspak të mirë.

 

Kapiteni Giorgio Chiellini ka pësuar një tjetër dëmtim dhe do i duhet të ndalet sërish në infermieri. Gjatë seancës ai ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe është detyruar ta ndërpresë stërvitjen.

Kapiteni është jashtë skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Dynamo Kiyv dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në fundjavë ndaj Torinos në ndeshjen e javës së 10 të Serie A.

 

Chiellini ka luajtur vetëm në katër ndeshje këtë sezon me “Zonjën” dhe grumbullon një total prej vetëm 281 minutash në fushë./abcnews.al