Rinis në KAS numërimi për 114 kutitë e qarkut Berat

schedule09:26 - 21 Maj, 2021

schedule 09:26 - 21 Maj, 2021

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rinisur sot numërimi i 114 kutive për qarkun e Beratit. Rinumërimi i këtyre kutive nisi pasditen e së enjtes pasi KAS pranoi kërkesën e LSI për të hapur 114 kutitë.

Lexo edhe: Hapen 114 kuti të Beratit, Kaziaj: Kemi besim te KAS edhe pse vendimmarrja ka qenë e diskutueshme

Ditën e djeshme përfundoi numërimi për  46 kutitë e para dhe nga numërimi rezultoi se LSI rikuperoi me tre vota kurse PS me 6 vota. Kështu, LSI-së i duhen edhe 74 vota të tjera që t’i marrë Partisë Socialiste mandatin e pestë në Berat.

Nëse pas rinumërimit, LSI arrin që të sigurojë të paktën 77 vota, atëherë merr një mandate tjetër në Berat, të cilin e humbet Partia Socialiste. Në këtë rast i rrezikuari nuk është Blendi Klosi, por më pak i votuari në listën fituese, Fadil Nasufi. sb/abcnews.al/