Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Që nga vdekja e Josef Stalinit në vitin 1953, dhe veçanërisht pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990, historianët dhe publiku në mbarë botën kanë qenë të bashkuar në dënimin e liderit sovjetik dhe regjimit të tij. Pamëshirshmëria e tij, spastrimet, gulagët dhe zia e bukës që shkaktoi miliona viktima kanë nënkuptuar që në rastin më të mirë ai është cilësuar si një e keqe e domosdoshme, në përpjekjen e tij për të modernizuar dhe industrializuar Bashkimin Sovjetik.
Megjithatë, pavarësisht nga miliona që vuajtën dhe vdiqën si rezultat i politikave të tij, Stalini ka qenë prej kohësh i nderuar në Rusi për udhëheqjen e vendit drejt fitores kundër nazistëve në ‘Luftën e Madhe Patriotike.
Që atëherë, lëvizja në Rusi për Stalinin duket se po zgjerohet dhe po shfaqet një pamje më shqetësuese, në të cilën veprimet, karakteri dhe trashëgimia e tij po rikonfigurohen dhe po u jepen atribute krejtësisht të ndryshme, raporton abcnews.al.
Në vitin 2007, qeveria e Putinit drejtoi një iniciativë për të ristrukturuar kurrikulën kombëtare, duke u mësuar nxënësve të shkollës se veprimet e Stalinit ishin “tërësisht racionale”. Në të njëjtin vit, u bastisën arkivat e organizatës për të drejtat e njeriut, Memorial. Policia konfiskoi imazhet e mizorive staliniste, së bashku me dëshmitë prej 20 vitesh.
Më çuditërisht, kur një stacion televiziv mbajti një votim kombëtar për “Rusin me më ndikim”, në 2008, Stalini doli i treti. Stalini është rikthyer në peizazhin fizik dhe kulturor të Rusisë. Në vitin 2009, një stacion metroje në Moskë u rinovua me mbishkrime të mëdha ku shkruhej “Stalini na edukoi me besnikëri ndaj njerëzve”.
Ai na frymëzoi për të punuar dhe për heroizëm.
Mitologjizimi dhe ringjallja e popullaritetit të Stalinit shkon paralelisht me ndryshimet në mënyrën se si po qeveriset Rusia. Janë shprehur shqetësime si brenda dhe jashtë vendit, duke shkaktuar pyetje në lidhje me politikën në sfondin e legjislacionit të diskutueshëm, që aktualisht po ndiqet me shpejtësi nga qeveria. Propozimet përfshijnë rritjen e gjobave për shkeljen e ligjeve të protestës, organizatat joqeveritare që marrin fonde të huaja të etiketohen si ‘agjentë të huaj’.
Përgjigja ruse ndaj këtij ndryshimi të paradigmës është kontradiktore. Ambivalenca për epokën e Stalinit ushqehet jo vetëm nga brezat e vjetër, të cilët ende e kujtojnë Stalinin me frikë, por edhe gjithnjë e më shumë nga të rinjtë. Sipas sondazheve, vetëm 46 për qind e njerëzve nën 30 vjeç nuk do të votonin për Stalinin nëse ai do të garonte tani në zgjedhje, raporton abcnews.al.
Në mënyrë të ngjashme, disa prej atyre që e kujtojnë sundimin e tij i mungon stabiliteti që ai ofroi, statusi i superfuqisë së vendit.
Veprimet autoritare të Putinit nuk kanë kaluar pa sfida.
Kryeministri Dmitri Medvedev është kundër Stalinit dhe debati vazhdon brenda Partisë Komuniste Ruse ende të madhe mbi mënyrën se si të ‘veprosh’ me Stalinin. Në vitin 2010, Duma e Shtetit ruse votoi në favor të fajësimit të tij për Masakrën e Katinit të vitit 1940, në të cilën vdiqën 20,000 oficerë polakë.
Protestat e Pussy Riot nënkuptojnë se opozita politike po mblidhet në Rusi, megjithëse dënimi i tyre pasues me dy vite burg tregon se Putini nuk ka frikë të mbështetet në metoda autoritare për t’ia dalë.
Qeveria ruse nuk është e para që përpiqet të riformësojë narrativën ose të rishpik historinë e saj për përdorim aktual politik. Variacioni i tij në histori është në këtë rast dezinfektuar dhe përdorur si një model për një version modern të udhëheqjes.
Por, duke pasur parasysh shkallën e madhe të së kaluarës staliniste të Rusisë, çështjet e përzgjedhjes dhe interpretimit, të kujtesës dhe përfaqësimit janë edhe më problematike. Pavarësisht nga fakti se performanca e tyre e diskutueshme nuk shkelte asnjë ligj, sipas një sondazhi nga Levada Center, vetëm pesë përqind e rusëve besonin se Pussy Riot nuk meritonte të ndëshkohej.
Në kohët e pasigurisë ekonomike dhe politike shfaqet nostalgjia për të kaluarën dhe dëshira për një lidership të fortë dhe kështu trashëgimia e Stalinit bëhet më shumë shkak për festime sesa trazira.
/abcnews.al