“Ringjallet” Milan, “Djajtë” triumfojnë bindshëm sfidën e tretë radhazi në Serie A

schedule22:45 - 27 Shtator, 2024

schedule 22:45 - 27 Shtator, 2024

Duket se janë “ringjallur” dhe një efekt të madh e dha edhe fitorja në derbi përballë “Zikaltërve” të Inter.

“Djajtë” e Paulo Fonseca kanë arritur të fitojnë bindshëm edhe sfidën e radhës në Serie A, me skuadrën e Milan që triumfoi me shifrat 3-0 përballë “Puljezëve” të Lecce, duke ngritur goxha moralin e skuadrës para transfertës së vështirë të Bayer Leverkusen, në Champions.

Për vendasit në “San Siro” të tre golat e fitores erdhën që në pjesën e parë, me “yjet” Alvaro Morata, Theo Hernandez e Christian Pulisic që shënuan nga një gol në minutat 38’, 41’ e 43’, për të siguruar 3 pikë të arta.

Kështu, falë kësaj fitoreje, “Djajtë” e Milan ngjiten në vendin e dytë të tabelës, me 11 pikë, po aq sa Torino që ndodhet në vendin e parë, ndërsa pas tyre në renditje vijnë Napoli e Udinese me 10 pikë, Juventus dhe Empoli me 9 pikë, si dhe kampionët e Inter, me 8 pikë. /i.m /abcnews.al