Ringjallet “Agimi” në Korçë/ Edicioni i 7-të i Mik Festival, homazh veprës së parë vokale në 70 vjetor

schedule19:23 - 5 Korrik, 2024

schedule 19:23 - 5 Korrik, 2024

“Agimi” është opereta e parë në krijimtarinë shqiptare e cila u kompozua me rastin e 10 vjetorit të çlirimit në vitin 1954 nga kompozitori Kristo Kono “Artist i popullit”.

Kjo vepër e harruar ringjallet 70 vjet nga vënia e saj në skenë, me iniciativë të sopranos së mirënjohur Inva Mula në edicionin e 7 të “Mik Festival”.

Mula nën petkat e regjisores tregon sesi i është ruajtur tisi i kohës, dy dialektet gegë e toskë, por vepra vjen e përshtatur me kohën.

Dashuria  dhe progresi është palce e veprës së 2024.

Një risi e veçantë është padyshim edhe skenografia, ku janë ruajtur skicat e Vangjush Mios, që vijnë në formë digjitale thekson Mula.

Vepra  do të ngjitet në skenë më 12 korrik, një dite pas nisjes se festivalit me udhëtimin artistik me pianistin dhe muzikologun Red Radoja dy ditët e tjera të festivalit nuk do të mungojë edhe muzika romantike franceze nën drejtimin e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura Jean Michel Ferran, ku do të interpretojnë Blerta Zhegu, Ramona Tullumani, Simona Karafili, Deshira Ahmeti, Gjergj Mani. Përmbyllja e” Mik Festival” do të jetë më 14 korrik me muzikë shpirtërore, në oborrin e kishës së Shën Kollit.

/abcnews.al