Rindërtimi, Veliaj në Pezë: 30 familje do të zhvendosen në shtëpi më të mira

schedule15:55 - 8 Janar, 2023

schedule 15:55 - 8 Janar, 2023

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj inspektoi punimet për ndërtimin e lagjes së re në Pezë, ku do të strehohen 30 familje, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. Veliaj tha se këto familje do të zhvendosen në shtëpi më të mira.

“Është një bekim i madh, jam me një vëlla mysliman dhe një I krishterë. Përtej besimeve jemi shqiptarë për shqiptarët. Këtu në Pezë për 30 familje që vijnë nga e gjithë periferia nga ana e anës për tu tranferuar në Pezë, janë 30 mundësi. Kanë lënë zonat malore të Tiranës për tu tranferuar këtu. Të ardhme për cuna dhe goca që deri dje ishin të dënuar të rrinin pas dy krerëve bagëti. Do të fillojnë një jetë të re”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se viti i sportit do të jetë një mundësi e mirë për Pezën, ndërsa ndërtimin e 4 shkollave e cilësoi si investimin më të madh.

“Më vjen mirë që për vitin e sportit kemi atashuar edhe një fsuhë sportive. Duke iu dhënë jetë këtyre komuniteteve iu japim mesazhin që askush nuk është në periferi. Mezi pres që Pezën ta kemi një park të aventurës. Me vitin e sportit na jep mundëi të jashtëzakonshme për Pezën. Kemi bërë invetsimin më të madh në Pezë me 4 shkolla, me terrene të tilla sportive ne mund ti animojmë.
Pas Ndroqit, Vaqarrit dhe Baldushkut, Peza është fshati i fundit që pritet të mbyllë procesin e rindërtimit”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës./abcnews.al/