Teksa komenton projektin e rindërtimit të banesave në Shqipëri që u shembën nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës, analisti Lorenc Vangjeli tha në “Abc Live” se industria e ndërtimit i dha oksigjen ekonomisë shqiptare.
Analisti tha gjithashtu se me ndërtimin e banesave të shembura nga tërmeti kryeministri Edi Rama i ka vendosur standarde të larta paraardhësit e tij. Megjithatë ai thekson se në vendin tonë ka mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.
Lexo edhe: Lorenc Vangjeli në “Abc Live”: Një dosje nga Amerika për Lulzim Bashën
Sipas Vangjelit arsimi në vendin tonë është një gënjeshtër e trefishtë.
“Sot kemi një gënjeshtër të trefishtë, studentët që gënjejnë veten që po marrin një diplomë. Prindërit që gënjejnë fëmijët që po u japin një diplomë fëmijëve të tyre dhe shtetin që gënjen që thotë se ne po arsimojnë fëmijët”, u shpreh Vangjeli./abcnews.al/