Rindërtimi, firmoset marrëveshja me Fondacionin Firdeus, Ahmetaj: Do ndërtohen 168 banesa

schedule18:49 - 12 Gusht, 2020

schedule 18:49 - 12 Gusht, 2020

Qeveria shqiptare këtë të mërkurë ka firmosur marrëveshjen me Fondacionin Firdeus me përfaqësues Elvis Naçin, për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në postimin e tij në Facebook, shkruan se janë 9 milionë e 50 mijë euro donacione nga “Shqiptarët për shqiptarët” nga kjo marrëveshje.

Ndër të tjera ai thekson se qeveria ka shtuar 5.7 milionë dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër gur i rëndësishëm në themel të rindërtimit.

9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë qeveria ka avancuar 5.7 milion dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë dhe përgatitjen e terrenit për rindërtimin e banesave, ku shumë shpejt Firdeus do të fillojëte hedhë themelet e para”, shkruan Ahmetaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!