Qeveria i ka hapur rrugë procesit të shpërndarjes së çelësave të apartamenteve për banorët që kanë përfituar banesat e rindërtuara pas tërmetit të vitit 2019.
Ditën e sotme ka folur për këtë temë edhe kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, e cila ka bërë të ditur se tashmë qytetarët e saj do të kenë shtëpitë e tyre ndërsa ka folur edhe për faza të tjera të procesit të rindërtimit.
Kryetarja e Bashkisë ka thënë gjithashtu se ky proces ka vijuar edhe për 218 familje që ka preferua të marrin vetë grantin për ndërtimin e banesave të tyre, 112 prej të cilave janë thuajse në përfundim të ndërtimit të tyre dhe pjesa tjetër po aplikojmë për lejet e ndërtimit dhe pritet të fillojnë. Bashkia e Kurbinit është duke rindërtuar 225 ndërsa të tjera, ku kjo njësi vendore është zhvilluese e tyre dhe po vijohet intensivisht.
Në bashkinë e Kurbinit janë 522 apartamente që janë ndërtuar së fundmi nga qeveria turke, ndërsa dorëzimi i çelësave ishte vonuar për shkak se nuk i kishte kaluar ende pronësia kësaj bashkie.
/abcnews.al