48 familje të këtij pallati në Laç kanë mbi 2 vjet që banojnë me qira. Tërmeti ju dëmtoi apartamentet e tyre. Pallati është vlerësuar DS 3 pra ka nevojë për riparim të thelluar. Prej disa ditësh punimet kanë nisur, por banorët kanë kërkuar të njihen me projektin por bashkia nuk ju është përgjigjur.
“S’ka ardhur njeri për të na treguar projektin as bashkia e askush. Kanë detyrim të na sqarojnë.”
“I kërkuam kryetares së bashkisë s’na priti themelet si kanë hapur tamam.”
Me sa kanë ndjekur punimet thonë se nuk po bëhen me cilësi.
“S’kanë siguri se s’kanë futur në themele hekur. Të na tregojnë si po i bëjnë punimet ose le ta lënë pa e bërë.”
Punimet në këtë pallat kanë nisur vetëm në pjesën e jashtme të tij. Banorët thonë se është e nevojshme të riparohen dhe ambientet e brendshme.
Burime nga Bashkia e Laçit sqaruan se pallati do të restaurohet si jashtë ashtu dhe brenda. /abcnews.al