Profesionistët e lirë duhet të saktësojnë të dhënat bankare deri në 10 dhjetor për të përfituar paratë e paguara si tatim në fillim të vitit.
Administrata tatimore ka njoftuar se rimbursimi i shumave të paguara nga tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë do të kryhet në llogaritë e tyre bankare.
Është shumë e rëndsishme që profesionistët, subjekt i këtij akti ligjor të kenë llogari bankare aktive në një nga bankat e nivelit të dytë, në monedhën lek.
Mbi 6 mijë profesionistë të lirë do të marrin brenda këtij viti paratë që kanë paguar si tatim pas shfuqizimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese.
Janë 500 milionë lekë ose 5 milionë euro që do të rikthehen te profesionistët./abcnews.al