“Rilindja” e Xherdan Shaqirit/ Sulmuesi shënon sërish me Basel, 14 gola në këtë sezon

schedule12:43 - 22 Prill, 2025

schedule 12:43 - 22 Prill, 2025

Pasi bëri xhiron e botës, duke luajtur në skuadrat më të mëdha si Bayern, Liverpool apo Inter, Xherdan Shaqiri vendosi të kthehej te Bazel.

Në pamje të parë u duk si stacioni i fundit i karrierës, por në të vërtetë ka rezultuar si njjë rilindje për sulmuesin me origjën shqiptare.

Numrat nuk gënjejnë dhe janë të gjithë në krah të futbollistit që në dhjetor do të mbyshë 34 vjeç.

Në 33 javë të kampionatit zvicerian, Shaqiri numëron 14 gola, duke kryesuar garën për “Këpucën e Artë”.

I fundit i realizuar në ndeshjen e së hënës kundër Yverdon, që Bazel e fitoi me rezultatin e thellë 5-0.

Në këtë sukses, përveç golit, Shaqiri dha edhe tre asist, duke e bërë atë si lojtarin me më shumë shërbime në këtë sezon me 17 të tillë.

Të gjitha këto e kanë kthyer sulmuesin në lojtarin më të rëndësishëm të Bazel, që kryeson rendintjen e përgjithshme me 61 pikë dhe ka në dorë titullin kampion./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!