“Rilindja” e të mbijetuarit të tragjedisë, ish-portieri i Chapecoense triumfon në muzikë

schedule19:16 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 19:16 - 31 Dhjetor, 2019

Tragjedia e Chapecoense që ndodhi me 28 nëntor të vitit 2016 i preku të gjithë tifozët anembanë botës. Klubi brazilian po fluturonte drejt Kolumbisë për të luajtur finalen e Kupës së Amerikës Latine kundër Atletico Nacional, por avioni u rrëzua afër Medelinit.

71 persona humbën jetën dhe vetëm 6 ia dolën të mbijetojnë. Një prej tyre ishte edhe Jackson Follman, ish-portieri i dytë i ekipit. Ai mbeti gjallë, por për të luajtur futboll nuk bëhej më fjalë, sidomos pas dëmtimeve të mëdha që pësoi në këmbët e tij.

27-vjeçari kaloi një moment të tmerrshëm, pa vdekjen në sy dhe shokët e miqtë e ngushtë të largoheshin nga jeta në një mënyrë  të frikshme. Gjithsesi, Follman ia ka dalë të marrë veten dhe të nisë një karrierë të re.

Në fillim tentoi notin, por më pas u përqendrua në muzikë siç tregon Mundo Deportivo. Follman këndon dhe së fundmi ka fituar një kompeticion muzikor të zhvilluar në një TV brazilian. Përveç aftësive për të pritur goditjet e kundërshtarëve, Zoti i ka falur edhe talentin në vokal, diçka që e zbuloi vonë dhe falë së cilës është rikthyer sërish të buzëqeshë dhe të ndihet i lumtur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!