John Alite, këshilltar në Bashkinë Englishtown, News Yersey në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për përfshirjen e tij në politikë.
Ai gjithashtu u shpreh se stili i presidentit amerikan Donald Trump ka qenë për të një frymëzim.
“Jam i lumtur që mund të ndihmoj komunitetin tim. Trump është besoj frymëzimi më i madh. Mendoj që në pjesën tjetër të botës është një patriot i madh për vendin tonë. Unë jam patriot ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj Amerikës. Gjithçka që mund të bëj që të jem sadopak si ai njeri, edhe një copëz është një kompliment i madh për mua.”, tha ai.
Po ashtu komentoi edhe ndryshimet që ka sjellë Trump me vendimet e administratës së tij, duke thënë se vendimi për sigurinë dhe kufirin ishte një ndër vendimet më të mëdha.
“Mendoj që ishte vendim i logjikshëm për t’u marrë sipas tij, duke marrë parasysh se drogërat që vijnë përtej kufirit, terrorizmi, gratë që përdhunohen, fëmijët që trafikohen, mendoj që ishte një vendim i mirë i marrë nga ai”, tha ai.
I pyetur edhe për Shqipërinë, Alite, tha se edhe Shqipëria është mirë të ndjekë mënyrën e Trump. Ai gjithashtu zbuloi se në planet e tij ka edhe garën për t’u bërë pjesë e Kongresit.
“Unë dua të jem shqiptari i parë Kongresmen në Amerikë dhe shpresoj shumë ta bëj këtë”, tha më tej ai.
/abcnews.al/