Rikuperimi po shkon më mirë seç pritej, Ibra gati për Manchester United

schedule17:58 - 14 Mars, 2021

schedule 17:58 - 14 Mars, 2021

Një tip si Zlatan Ibrahimovic nuk mund të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë, edhe pse është i dëmtuar. Sulmuesi suedez pësoi një tërheqje muskulore në takimin me Romën dhe qëndron jashtë fushave prej datës 28 shkurt.

Rikuperimi i tij po shkon mirë dhe TMW raporton se janë shtuar shanset që 39-vjeçari të jetë gati për duelin e kthimit kundër Manchester United në Europa League. Kuqezinjtë do të presin “Djajtë e Kuq” në “San Siro” të enjten e ardhshme.

Ibra ka një dëshirë të madhe për t’u bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe po bën maksimumin për të luajtur kundër United. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1 dhe të dy skuadrat do të japin gjithçka për të kaluar në çerekfinale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!