Vedat Muriqi u rikthye të luajë me Lazion. Bomberi dardan ka qëndruar jashtë fushave prej datës 24 nëntor për shkak të një tërheqje muskulore.
Mbrëmë u fut në fushë në minutën e 67-të, teksa bardhekaltrit fituan 2-0 ndaj një ekip të fortë si Napoli i Gennaro Gattusos.
Sono molto felice di tornare e di contribuire alla squadra. 3 punti molto importanti! ? #CMonEagles ? pic.twitter.com/RvFOvW0Osv
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) December 20, 2020
26-vjeçari nga Prizreni ndihet i lumtur për rikthimin dhe triumfin e fundit në kampionat, ndjesi që e shpreh me anë të një postimi në Twitter.
“Jam shumë i lumtur që u ktheva dhe dhashë kontributin tim për skuadrën. Fituam tre pikë shumë të rëndësishme“, shkruan Vedat Muriqi, i cili shpreson të gjejë sa më shpejt golin e parë me Lazion. /abcnews.al