Jose Mourinho nuk po duron dot qëndrimin larg pankinës. Trajneri portugez e ka shprehur gjithmonë se Premier League është kampionati i tij i preferuar dhe nuk do të mendohej gjatë për t’u rikthyer përsëri në ishull.
Emri i tij lidhet me stolin e Arsenalit. Unai Emeri nuk ka arritur në asnjë moment të bindë drejtuesit, të cilët kërkojnë një emër të madh për stolin. “Topçinjtë” nuk fitojnë titullin kampion prej vitit 2004 dhe tifozët duan të rikthehen te festimi i trofeve.
ESPN dhe Sky Sports raportojnë se “Special One” e sheh me sy të mirë kalimin tek Arsenali dhe është gati për të marrë drejtimin e Gunners. Mourinho është ambicioz dhe objektivi i tij do të jetë fitimi i titullit kampion.
Koeficienti i uljes në stolin e Arsenalit ka rënë shumë gjatë ditëve të fundit (nga 16 në 6), teksa ndoqi duelin kundër Crystal Palace nën shoqërinë e Raul Sanllehi, drejtorit ekzekutiv të “Topçinjve”. /abcnews.al
Odds for Arsenal to be José Mourinho’s next club are now 6/1, cut from 16/1 in the last few days.
Arsenal fans – do you want him to replace Unai Emery?https://t.co/KvxgvTQpGM
— Oddschecker (@Oddschecker) October 30, 2019