Mauricio Pochettino është gati të rikthehet në pankinë. Argjentinasi qëndron pushim prej 19 nëntorit të vitit të kaluar, kur i dha fund aventurës me Tottenham. Në një prononcim për El Pais, 48-vjeçari flet rreth së ardhmes, duke dhënë një sinjal të qartë për klubet që janë të interesuara për shërbimet e tij.
“Nuk e kam humbur kurrë dëshirën për t’u rikthyer në stol. Një ditë pas përfundimit të një përvoje, menjëherë dëshiron ta gjesh veten përpara një futbollisti për t’u rinisur sërish.
Duket sikur ne trajnerët jemi gjithmonë në kërkim të një projekti, por nuk është kështu. Ne duam të gjejmë një klub ku idetë e presidentit janë të shkojnë hap pas hapi te suksesi dhe fitorja.
Kur të më vijë një ofertë e tillë, do e pranoj direkt. Premier League ka avantazhe të mëdha në aspektin komercial, por edhe Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 janë kampionate të fuqishme dhe të rëndësishme.
Kaakteristikat e mia përshtaten shumë mirë me Premier League, por jam i hapur për sfida të reja. Diçka e tillë vetëm sa të përmirëson dhe të rrit si trajner“, deklaron Pochettino. /abcnews.al