Rikthimi në shkolla, Ministrja Kushi: Angazhim maksimal për procesin mësimor

schedule19:19 - 30 Prill, 2021

schedule 19:19 - 30 Prill, 2021

Teksa pritet që nxënësit tu rikthehen bankave të shkollave, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka zhvilluar një bisedë online me drejtuesit e zyrave arsimore në vend.

Kushi është shprehur se gjatë këtij takimi është diskutuar rreth skenarit të parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar.

“Pas vendimit më të fundit për t’u rikthyer në skenarin e parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, zhvillova një takim ‘online’ me drejtuesit e zyrave vendore arsimore nga të gjitha bashkitë e vendit”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Më tej Kushi ka theksuar edhe pikat kryesore të diskutimit duke thënë se u diskutua për masat që do të mirëpresin nxënësit në bankat e shkollave.

“Diskutuam për masat kryesore që po merren nëpër shkolla për të mirëpritur nxënësit që javën e ardhshme, sikurse u ndalëm edhe tek përgatitja sa më e mirë për provimet e Maturës Shtetërore në mënyrë që të mbështeten maturantët dhe të dalin faqebardhë pas këtij viti shkollor sfidues”. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!